KQZ mblidhet sot për të zgjedhur nënkryetarin
Komisioni Qëndror Zgjedhor mblidhet sot për të zgjedhur nënkryetarin e saj. Të shtatë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bënë dje betimin para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
TIRANE- Komisioni Qëndror Zgjedhor mblidhet sot për të zgjedhur nënkryetarin e saj. Të shtatë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bënë dje betimin para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pas leximit të tekstit të betimit nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, anëtarët e rinj të KQZ-së u betuan në një ceremoni publike para Kuvendit të Shqipërisë, ashtu sikurse parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Kuvendi miratoi në seancën plenare të ditës së hënë përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas propozimeve të bëra nga partitë politike. Kuvendi miratoi tri kandidaturat e propozuara nga PD-ja, Arben Ristani (ish-anëtar i KQZ-së), në postin e kryetarit të KQZ-së, dhe anëtarët, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni. Kuvendi miratoi edhe dy kandidaturat e propozuara nga PS-ja, Dëshira Subashi, aktualisht anëtare e KQZ-së dhe Artan Laze.
(s.g/BalkanWeb)