Durrës, nis shembja e disa ndërtimeve pa leje
DURRËS- Me vendim të Bashkisë së Durrësit, Inspektorët e Ndërtimit të mbështetur edhe nga Policia Bashkiake kanë nisur prishjen e objekteve pa leje të ndërtuara në qytetin e Durrësit gjatë periudhës tranzitore të zgjedhjeve lokale.
Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë ka nisur evidentimin e tyre dhe ndërkohë që fadromat vijuan njëkohësisht punën për shembjen e objekteve pa leje.
“Mbi bazën e një plani pune të hartuar nga Inspektoriati Ndërtimor do vazhdojë prishja e të gjitha ndërtimeve pa leje në rrethin e Durrësit dhe përfitoj nga rasti që ti bëj apel qytetarëve të mos ndërtojnë abuzivisht ose të pajisen me leje ndërtimi”, tha Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Roni Shqopa.
Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Durrësit dhe Policia Bashkiake kanë vijuar kontrollet në të gjithë qytetin bregdetar, për ndërtimet e bëra pa leje të cilët nisën të ngriheshin gjatë fushatës elektorale dhe pas zgjedhjeve të 8 Majit. Mësohet se deri tani janë evidentuar mbi 200 ndërtime pa leje kryesisht shtesa objektesh.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Durrës, nis shembja e disa ndërtimeve pa leje