Durrës, orkestra ruse mbush sallën e “Aleksandër Moisiut”
DURRËS- Qindra artëdashës të kulturës dhe artit rus, kanë mbushur sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për të ndjekur një mbrëmje me muzikë live nga orkestra e Shën Pertburgut.
Performanca e grupit muzikor Bis –Quit ka sjellë për publikun pjesët më të mira muzikore, ndërsa në sallë nuk kanë munguar dhe përfaqësues të ambasadës e Kulturës ruse në Shqipëri.
Në fjalën e rastit ambasadori rus Leonid Abramov tha se jemi në 20-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Rusi të cilat u rilidhën pas rënies së komunizmit. Me këtë rast ai apeloi për rilidhje të marrëdhënieve ekonomike, ashtu sic ishin në vitet 50’.
Disa nga pjesët e interpretuara nga grupi muzikor rus ishin: Përgjatë rrugës Piterskaja, Mbi fusha të dëlira, Sytë e zinj, Katjusha dhe Përse rreh zemra kaq fort. Ditët e kulturës shpirtërore ruse zhvillohen nga ambasada ruse në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
(m.a/News24/BalkanWeb)