E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon bllokada ne veriun e Kosoves mosmarreveshje edhe per levizjen e mallrave

Gjendja ne veriun e Kosoves mbetet e pandryshuar sikurse edhe vleresimet e autoriteteve te sigurise te cilet thone se situata eshte e qete por me tensione. Te gjitha rruget ne ate pjese po mbahen te bllokuara nga protestuesit serbe qe nuk pajtohen me vendosjen e doganiereve dhe policise kufitare te Kosoves dhe EULEX-it ne vendkalimet kufitare me Serbine.

Forcat e NATO-s sot kane hapur pjeserisht vendkalimin ne Bernjak por ai vazhdon te mbetet jashte funksionit per shkak te barrikadave. Serbet ne veri refuzuan thirrjet e KFOR-it dhe te EULEX-it per menjanimin e bllokadave.

Zyrtare te Beogradit thane se ende po presin nje pergjigje nga Bashkimi Evropian te cilit i eshte derguar nje plan per vendkalimet kufitare ne veri ne te cilin parashihet qe te mos kete prani te personelit shqiptar dhe duke kerkuar qe ceshtja e vendkalimeve te jete pjese e raundit te ri te bisedimeve te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Por kerkesat e tilla jane hedhur poshte nga Prishtina e cila ceshtjen e vendkalimeve kufitare e quan te mbyllur me marreveshjen per vulat doganore.

Autoritetet ne Prishtine akuzuan Beogradin se nuk po permbushe detyrimet qe dalin nga marreveshja e arritur me 2 shtator me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian. Qe nga e premtja autoritetet e Prishtines lejuan importimin e mallrave nga Serbia i cili qe ndaluar me 20 korrik. Nderkaq autoritetet serbe nuk po lejojne kalimin e mallrave te Kosoves ne Serbi. Disa maune qe gjate nates ishin lejuar te hyjne ne Serbi jane kthyer mbrapa sot ne mengjes.

Zevendeskryeministrja e Kosoves Mimoza Kusari Lila njeheresh ministre e tregtise dhe industrise tha ne nje bisede per Zerin e Amerikes se shume shpejt mund te priten kundermasa nga Prishtina zyrtare.

Kjo shume shpejt do te nenkupton disa dite derisa te sqarohen te gjitha paqartesite qe jane krijuar ne opinion. Duhet te themi se pala serbe ne vazhdimesi ka plasuar informata te paqendrueshme gjegjesisht ato se ata jane duke e zbatuar marreveshjen por eshte duke u dhene kohe per dokumentimin e mos zbatimit te marreveshjes nga pala serbe. Ne dje i kemi derguar nje leter kryenegociatorit Robert Cooper zevendes ndihmes sekretarit te shtetit Philip Reeker dhe perfaqesive te tyre ne Prishtine ndersa sot kemi percjell nje leter tjeter ne te cilen kemi dokumentuar edhe kete shkeljen e fundit e cila eshte bere nga Serbia me pranimin dhe pastaj debimin e kamioneve nga Kosova tha zonja Kusari Lila

Ajo hodhi poshte cdo mundesi qe ceshtja e vendkalimeve kufitare te jete pjese e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise qe pritet te vazhdojne ne fund te ketij muaji ne Bruksel.

Pala kosovare nuk kthehet prape per te biseduar per te njejten teme e as per te negociuar per pikat doganore ose per prezencen e doganiereve ne pikat kufitare prandaj ne shpresojme qe do te kete ndryshim te qendrimit te autoriteteve serbe ne kuader te vendimit te tyre per mos zbatim te marreveshjes ne te kunderten ne do te shkojme ne reciprocitet tha zonja Kusari Lila.

Me 2 shtator Kosova dhe Serbia arriten marreveshje lidhur me perdorimin e  vulave doganore por zbatimi i marreveshjes shihet ne menyra krejt te ndryshme nga palet. Per qeverine e Kosoves dhe pranine nderkombetare kjo nenkupton funksionalizimin e doganave ne tere Kosoven ndersa Beogradi thekson se njohja e vulave nuk nenkupton edhe vendosjen e doganiereve te Kosoves ne veri e as eksportet nga Kosova per ne Serbi qe shoqerohen me dokumente qe mbajne shenja te Republikes se Kosoves te cilen Serbia vazhdon te mos e njohe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›