E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese e Kosoves Deputetet nuk kane imunitet nga ndjekja penale

Gjykata Kushtetuese e Kosoves sqaroi sot se deputetet e Parlamentit te Kosoves nuk kane imunitet per veprimet jashte fusheveprimit te tyre. Gjykata publikoi sot opinionin e saj ne baze te nje kerkese te qeverise se Kosoves te bere me 20 korrik lidhur me imunitetin e deputeteve te Parlamentit presidentit dhe anetareve te qeverise se Kosoves.  Ne vendimin e publikuar sot pasdite Gjykata shpjegon se te gjithe keta gezojne imunitet funksional per veprimet dhe vendimet e ndermarra brenda fusheveprimit te pergjegjesive te tyre perkatese.

Ne vendim thuhet mes tjerash se  deputetet nuk gezojne imunitet nga ndjekja penale per veprimet dhe vendimet e ndermarra jashte fusheveprimit te pergjegjesive te tyre. Kjo ka te beje me ndjekjen penale per veprat penale te cilat pretendohen te jene kryer para fillimit te mandatit te tyre dhe gjate rrjedhes se mandatit te tyre si deputete.

Me 20 korrik Qeveria e Kosoves vendosi ti kerkoje Gjykates Kushtetuese qe te sqaroje ceshtjen e imunitetit te deputeteve te Parlamentit te Kosoves. Vendimi pasoi debatet qe nxiti ceshtja e imunitetit te deputetit Fatmir Limaj i cili akuzohet tashme per krime lufte.

Me 26 korrik nje prokuror i EULEX-it kishte ngritur nje aktakuze kunder zotit Limaj dhe nente ish bashkeluftetareve te tij per krime lufte kunder popullates civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes qe sic thuhet supozohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit 1999  ne nje qender te improvizuar paraburgimi nga Ushtria lirimtare e Kosoves e cila ndodhej ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore.

Ne muajin mars prokuroret e EULEX-it leshuan nje urdher arresti per deputetin Limaj i cili gjate luftes ishte nje nga komandantet kryesor te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves. Arrestimi i tij eshte pamundesuar per shkak te imunitetit i cili nderkaq nuk i pengon hetimet.

Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998.

Sot nderkaq prokuroret e EULEX-it kane marre ne pyetje zotin Limaj ne kuader te hetimeve te filluara ne prill te muajit 2010 nen dyshimet per korrupsion ne Ministrine e Transporteve dhe Telekomunikacionit e cila atebote drejtohej nga zoti Limaj. Marrja ne pyetje pritet te vazhdoje edhe neser.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›