Durres nje 14-vjecare ne spital dyshohet e prekur nga AH1N1
DURRES - Alarm ne Durres per virusin AH1N1. Ne spitalin rajonal nje vajze 14-vjecare nga qyteti i Durresit po mbahet nen kontrollin e mjekeve pas dyshimit se eshte e prekur nga virusi mbartes i gripit te derrit. Sipas mjekeve ajo ka paraqitur te gjitha shenjat qe deshmojne se eshte mbartese e ketij virusi megjithate pritet perfundimi i analizave per ta percaktuar zyrtarisht kete dyshim. Nendrejtori teknik i Sherbimit te Higjienes dhe Epidemiologjise Shpetim Leka u shpreh dje se vajza kishte mberritur ne gjendje te rende nje dite me pare ne spital ku me pas i eshte nenshtruar nje operacioni per heqjen e apendesitit. Gjate gjithe kohes pacientja eshte shoqeruar nga nje temperature e larte cka i ka detyruar mjeket te izolojne rastin dhe te nisin monstrat e analizave ne Tirane nderkohe 14-vjecarja po kurohet me antiviralin Tamiflu. Sipas Institutit te Higjienes dhe Epidemiologjise jane marre te gjitha masat e nevojshme nese do te kete nje shtim te rasteve te tilla. Gjithashtu masa jane marre dhe ne portin e Durresit ku operojne nje grup mjekesh prej pese personash te cilet i ofrojne ndihme cdo rasti qe mund te paraqitet ne kete pike kufitare. Ne spitalin e Durresit gjate ketyre diteve ka pasur fluks dhe te personave me viroza te stines. Rreth 80 femije kryesisht nga 1 deri ne 8 vjec paraqiten mesatarisht cdo dite ne urgjencen e pediatrise. Simptomat kryesisht kane qene te shprehura me temperature te larte kolle te vjella dhe veshtiresi ne frymemarrje. Mjekja pediatre Dea Zalla thote se jane marre te gjitha masat per te perballuar kete viroze sezonale. l.m