E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anarkia luksi qe nuk na nevojitet

/ /

NgaAGIM BACI

Fushata per zgjedhjet lokale te ketij viti i ka te gjitha shenjat per te qene nen nje dominim te ashpersise politike duke lene jashte mundesise qe edhe kete here administratoret lokale mos te zgjidhen ne baze te aftesise per te qene rezultative me qytetaret por per te qene rezultative perballe lidereve te tyre politike. Nje gje e tille pritet te jete edhe per faktin se ne loje eshte fati i drejtperdrejte i kreut te opozites. Ky i fundit edhe pse u drejtohet gjithe shqiptareve duket se e ka gjithe fokusin e tij ne kryeqytet duke e kthyer edhe nje here betejen per zgjedhjet qartesisht si fat politik pasi vota pro apo kunder tij nuk ka me efekte lokale por kombetare.
Gjuha e zgjedhur nga drejtuesit e opozites sidomos ne nxehtesine e djegies se fleteve te votimit paralajmeron proteste e cila mbart gjuhe refuzimi deri ne mosbindje civile. Pra ne gjuhen me popullore jemi ne prag te rihapjes se nje serie te re anarkie politike e aplikuar deri ne greve urie vitin e shkuar e cila rrezikon te shkaktoje efekte negative sidomos ne situaten e brishte te rimekembjes se biznesit dhe ne marredheniet me BE-ne.
Ne kete proces personalisht sjam aspak i prirur ta shoh z.Rama thjesht nje humbes betejash me rivalin e tij politik. Madje nuk do te duhej aspak te shihej se me djegien e fleteve te votimit Rama humbi flamurin me te rendesishem qe ngriti pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Kjo per faktin se ne nuk kemi asnje luks te shohim kreun e opozites te rreshtohet ne humbjet apo fitoret e tij individuale ashtu sic nuk do te deshironim te shihnim as shefin e mazhorances qe te shihej si nje fitimtar individual.
Qytetaret padyshim do te ndiheshin shume me mire nese alternativat e socialisteve do te vinin ne pozite qeverisjen per te punuar me mire. Sepse ne nuk kemi luksin te ndjekim vetem ndeshje politike por na nevojiten alternativa qe ne te dallojme mes kampeve politike se cila eshte per nje qeverisje me te mire gje qe situata anarkike nuk ta le ta gjykosh.
Ajo qe duhet pranuar eshte fakti se taktika e deritanishme e opozites duket se ka prodhuar vetem nje gje te sigurt drejtimin e mbyllur te PS-se nga z. Rama. Mungesa e debatit te brendshem me te cilen krenoheshin ne te shkuaren socialistet ka sjelle edhe krijimin e nje lidershipi i cili do te kete vetem nje imazh ate imazh qe do tentoje te ndertoje z. Rama ne kete pragfushate.
Afermendsh qe z. Rama duket me shume se kurre i detyruar te provoje forcen e tij per tu rizgjedhur ne kryeqytet edhe pse kjo nuk ka qene nje monedhe per te siguruar fitoren ne te gjithe Shqiperine pasi nuk arriti te fitonte ne zgjedhjet e 28 qershorit. Mirepo kjo tablo e percaktuar e cila prodhon edhe rikthimin e nje situate radikale politike ne vend nuk mund te jete me nje garanci as per Ramen e as per socialistet pasi fitorja e supozuar e Tiranes dhe humbja e zgjedhjeve te tjera do te ishte nje fitore si e Pirros e cila mund te kenaqe egon personale te z. Rama por jo ate te socialisteve te cilet duket se e kane toleruar klimen kaotike vetem me nje klauzole qe ai te risjelle PS-ne ne pushtet.
Nga ana tjeter z. Rama do te kete kundershtar politik kete here edhe mungesen e tij te gjate ne bashki. Shumica e qytetareve kerkojne nje kryetar qe punon ne bashki e jo qe e merr rrogen ne bashki. Pavaresisht se askush nuk ia heq meriten administrates qe ai ka ngritur ne Tirane ndihet qarte mungesa e dores se nje kryetari dhe kete rol nuk e luan dot as Shalsi qe duket ende si nenkryetar i Bashkise se Tiranes e as ndonje i deleguar pasi pushteti i kryebashkiakut ndihet atje prane qytetareve gje qe Rama nuk mundet me ta luaje pasi i sheh qytetaret e Tiranes jo me si votuesit e tij por si pjese e skenarit politik per te gjithe pjesen tjeter te shqiptareve. Dhe radikalizimi edhe ne rast fitoreje do te prodhonte nje kryetar edhe me larg qytetareve te cilet ne kater vitet e fundit kane ndier kaq pak prani te kryetarit aktual sa mund te numerojne vetem pak riparime rrugesh apo urash por asnje zgjidhje reale per ate qe shqeteson realisht qytetaret sic jane ceshtja e ndertimeve e qarkullimit ne rruge e parqeve parkingjeve apo ndotjes akustike.
Per me teper nje rikthim i situates me anarki duket se do te vulose perfundimisht idene e ardhjes ne pushtet te te majteve vetem permes kalimit me pare nga dhuna bllokimi apo sic deshirojne ta quajne pergjithesisht te majtet - nga revolucioni. Nje gje e tille natyrisht qe eshte larg interesit te shume shqiptareve e per me teper tregon se Rama nuk e sheh aspak veten si lideri i nje partie qe eshte pasuri e te gjithe shqiptareve por e sheh si nje trampoline te deshirave personale gje per te cilen besoj se eshte edhe kunder interesit te vete shume socialisteve.
Do te ishte naive te besonim se militantet e partive kane fuqine per ti kujtuar se politikat e krereve te tyre u perkasin jo vetem anetareve por te gjithe bashkekombesve. Ndaj u mbetet gjithe aktoreve ndikues qe ti kujtojne lidershipit aktual te opozites se permes ideve mund te perfaqesoje me shume se sa permes anarkise.
Shqiptaret nuk kane nevoje te votojne mes alternativave qe vijne nga anarkia por mes alternativave qe vijne nga detyrimi se pari moral e me pas edhe ligjor per te mireqeverisur. Per me teper qe lojen me radikalizimin z. Rama ka treguar se nuk e menaxhon perballe rivalit te tij politik duke e lene PS-ne ne nje politike vendnumero qe pas 28 qershorit 2009.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›