"Financial Times": Destinacione te reja, vizitoni Shqiperine Nga Dan Linstead
Shqiperia mbetet nje zbulim turistik qe nuk duhet lene pa u vizituar. Ne nje artikull te posacem per destinacionet me te preferuara turistike te ketij viti, prestigjozja "Financial Times", thote se ndonese europianet kane zgjedhur te kursejne, ajo qe ofrohet ne Shqiperi, nuk duhet humbur. Sipas kesaj gazete, Shqiperia eshte nje perzierje e kendshme e argetimit, qetesise, burimeve te mrekullueshme natyrore per te cilen ia vlen ta vizitosh. Duke u ndalur ne menyre te vecante, tek pamjet e mrekullueshme dhe nderthurjet e relievit qe ofron, autori i shkrimit, Dan Linstead, keshillon per destinacionet e reja turistike ne kete vit te ri: "Vizitoni Shqiperine"!. Keshtu, prestigjozja "Financial Times", e vlereson Shqiperine kete vit, si perspektiven me intriguese per turizmin. "Financial Times" keshillon planifikimin qe tani te pushimeve duke ofruar Shqiperine, ne radhet e disa vendeve shume ekzotike si destinacion intrigues per te gjithe. Pushimet ne kete vend thote gazeta jane te perballueshme. "Eshte nje vend i qete, me nje panorame mbreslenese te bregdetit. Turistet aventuriere, edhe ata kane c'te gjejne ne Shqiperi. Bjeshket e Namuna ne Veri te vendit ofrojne ate qe cdo aventurier qe ka shetitur boten duhet te shohe patjeter. Pyjet e mrekullueshme, kafshet e rralla dhe fshatrat e pasur ne folklor", shkruan Linstead. Gazeta me e famshme ekonomike ne bote, shkruan vecanerisht se per tipat aktiv interes me te madh perbejne Bjeshket e Namuna ne pjesen me veriore te vendit, e cilesuar si nje zone e izoluar me maja qe ngrihen 2.600 metra dhe te populluar nga arinj dhe ujqer me fshatra bujqesh te pasur ne folklor. Linstead e cileson Shqiperine si nje prej perspektivave me integruese kete vit, per te mos u humbur. Duke vijuar pershkrimin e natyres se vecante, te qete, plazhet e mrekullueshjme dhe peisazhin e saj te thyer, ai sugjeron vendin tone si nje nga vendet per t'u vizituar. Nuk eshte hera e pare qe vendi yne, renditet ne top listen e vendeve turistike me te bukura ne bote, per te mos u humbur. Ky eshte rekomandimi i rradhes qe vjen per turistet, pas keshillave te shumta qe kane ardhur nga mediat me prestigjioze boterore, si "CNN" te cilat e kane cilesuar Shqiperine, si nje vend i bukur qe nuk duhet lene pa prekur nga afer. Pak kohe me pare, lajmi per renditjen e Shqiperise nje nder destinacionet turistike qe duhet vizituar u dha edhe nga agjencia e lajmeve per turizmin, "Lonely Planet". Kjo agjenci, e cituar jo pak here nga kreu i qeverise, e shpalli Shqiperine, "Miss Bota per vitin 2011". Cka rikonfirmohet edhe ne artikullin me te fundit te "Financial Times". Ne kete artikull, vec Shqiperise permenden edhe vende te tjera per t'u vizituar si destinacione te reja turistike si Jordania, Peruja, Zimbabve dhe Sri Lanka.
Vleresimi
"Financial Times", keshillon Shqiperine si nje vend te mrekullueshem turistik, qe nuk duhet humbur kete vit. Ne nje artikull te posacem per destinacionet me te preferuara turistike te ketij viti, prestigjozja "Financial Times", thote se ajo qe ofrohet ne Shqiperi, nuk duhet humbur.
Pershkrimi
"Bjeshket e Namuna ne Veri te vendit ofrojne ate qe cdo aventurier qe ka shetitur boten duhet t'i shohe patjeter. Pyjet e mrekullueshme, kafshet e rralla dhe fshatrat e pasur ne folklor", pershkruan gazeta me e famshme ekonomike ne bote.