E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, një 15-vjecarplagoset nga pakujdesianë këndin e lojrave

DURRES- Një 15-vjecar ka mbetur i lënduar në këndin e lojërave në Durrës. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22 e 30 në këndin e lojrave te shëtitorja Taulantia. Mësohet se 15-vjecari ka qenë duke provuar një prej lojrave kur ka rrëshqitur prej saj duke përfunduar në bordurën anësore.

Menjëherë adoleshenti është dërguar nga të pranishmit në spitalin rajonal të Durrësit ku ka marrë dhe kujdesin e duhur mjeksor, pasi kishte pësuar shembje në disa pjesë të trupit si pasojë e përplasjes me bordurën. Ndërsa policia ka shoqëruar dje njërin prej punonjësve të këndit të lojrave. Sipas policisë paraprakisht mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë heqja e rripit të sigurisë nga ana e adoleshentit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›