E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dy në pranga e dy të plagosur rëndë

Ngjarjet kanë ndodhur sot në mëngjes në fshatin Labinot Fushë si dhe në Qukës. Shaqir Balla 50 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me sende të forta duke plagosur rëndë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Xh. C, 48 vjeç, banues po në këtë fshat.

Po sot, në fshatin Qukës -Librazhd, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Nazmi Alliu 52 vjeç goditi me mjet të mjet të mprehtë të llojit thikë bashkëfshatarin e tij shtetasin Xh.M, 53 vjeç duke i shaktuar dëmtime në trup.

Ndërsa autorët janë arrestuar, dy të plagosurit ndodhen të shtruar në spitalin kirurgjik në Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›