Bashkia e Tiranësinaguron kopshtin 43
TIRANE- Bashkia e Tiranës inaguron një tjetër kopësht në kryeqytet. Bëhet fjalë për kopshtin 43 pranë rrugës "Muhamet Gjollesha” ku 150 fëmijëve do tu ofrohet një shërbim cilësor. Kryetari i Bashkisë, Edi Rama ka vizituar kopështin duke e cilësuar atë një investim sipas standarteve bashkohore.
“Në këtë kopsht të rindërtuar sipas standarteve më të larta europiane, plotësohet një kërkesë e kahershme e këtij komuniteti për të patur një kopsht me një kapacitet shumë më të madh dhe për tu krijuar fëmijëve të gjithë kësaj zone mundësitë që ta kalojnë sëbashku me edukatoret gjithë pjesën e kohës kur prindërit janë në punë” u shpreh Rama.
E gjithë godina i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, duke përfshirë këtu ambientet për lojërat, sallën e ngrënies, fjetjen, edukimin si dhe është instaluar sistemi qëndror i ngrohjes.
Kryeqyteti ka sot 41 kopështe dhe 29 cerdhe me ambjente bashkohore ndërsa 2 të tjera pritet të ndërtohen në zonën e Shkozës dhe pranë Fushës së Aviacionit.
(e.n/news24/BalkanWeb)