Poni: Aplikime për pasaporta edhe në ambasada
Lajmi është bërë i ditur sot nga Ministria e Brendshme, ku zëvendësiministri, Ferdinand Poni, ka theksuar se po bëhen negociatat me kompaninë dhe Ministrinë e Jashtme për të konkretizuar këtë plan, i cili do t’iu vijë në ndihmë shumë emigrantëve.
Poni u shpreh sot gjatë një conference shtypi, se kjo procedurë do të jetë e zbatueshme për tre muaj me qëllim që emigrantët të aplikojnë dhe t’i tërheqin më pas pasaportat në vendet ku jetojnë pa qenë nevoja të vinë në Shqipëri.
“Po merren masa për të shmangur radhët e gjata të emigrantëve të cilët vijnë me pushime dhe duan të aplikojnë për pasaportë biometrike gjatë kësaj periudhe. Theksojmë se pasaportat e vjetra funksionojnë deri në momentin kur prodhohet pasaporta e re biometrike”, theksoi Poni.