E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, një fierak kapet me 5 kg heroinë

Në qytetin e Durrësit policia ka arrestuar një person nga Fieri brenda tapicerisë së makinës së të cilit u gjetën 5 kg drogë e llojit heroinë. Rreth orës 14 e 30 minuta mjeti i 27-vjeçarit Jetmir Kuqi, Golf me targa AA 308 AP, ka kaluar në mbikalimin e plepave në hyrje të qytetit kur është ndaluar nga policia dhe i është nënshtruar një kontrollit, nga  u zbuluan 8 pako të ndryshme rreth 5.08 kg drogë e dyshuar si e llojit heroinë.

Policia po vijon ndërkohë hetimet mbi destinacionin e drogës , i cili dyshohet të jetë tregu drejt Tiranës, për shkak se Kuqi ka kërkuar ti shmanget kalimit nëpër rrugën e plazhit duke shmangur njëkohësisht edhe disa pika kontrollesh policore që ndodhen deri në hyrje të qytetit të Durrësit. Ai ka kërkuar të kaloje nga bajpasi i Shkozetit, ku lidhet me pas me autostradën Durrës Tiranë.

Ndaj 27-vjecarit Jetmir Kuqi u ndërmor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike. Policia po heton implikimin e personave te tjerë në këtë trafik lendesh narkotike.

Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›