Prokuroria Shkodër, arrestohen tre persona për korrupsion
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vënë në pranga tre zyrtarë të administratës publike. Fillimisht prokuroria kishte nisur hetim për Rajmonda Jukën, me detyrë arkëtare në filialin e postës Shkodër, për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Fallsifikimi i dokumentave”.
Gjatë hetimeve të kësaj çështje është zbuluar se ajo ka tentuar të pushojë çështjen. Juka ka bashkëpunuar me alketa Brocin specialiste në Ministrinë e Financave dhe Petrit Pepkolajn. Këta të fundit i kanë premtuar asaj pushimin e çështjes në shkëmbim të një shume prej 15 mijë eurosh.
Broci ka luajtur rolin e ndërmjetëses mes Jukës dhe Pepkolajt, dhe ky i fundit shumën e parave do tia kalonte prokurorit të çështjes. Prokuroria njofton se oficerët e policisë gjyqësore kanë kryer arrestimin në momentin që Broci i ka dorëzuar paratë Pepkolajt. Nuk dihet se cili ka qenë roli i prokurorit në këtë çështje dhe a ka biseduar ai me Pepkojan për një pushim të mundshëm të çështjes në shkëmbi të shumës së parave.
Pavarësisht kësaj ndaj Pepkolajt dhe Brocit do të kryhet hetim për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. Në momentin e arrestimit nga oficerë të policisë gjyqësore është sekuestruar dhe shumë prej 15 mijë eurosh.