E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres nje rruge me emrin e Vace Zeles

Një rrugë në Durrës  që deri pak kohësh njihej si rruga e lushnjarëve, sot mban  emrin e mbretëreshës së këngës shqiptare, Vaçe Zela. Ishte një propozim i banorëve të lagjes,  që u paraqit në mbledhjen përkatëse  të Këshillit Bashkiak Durrës dhe mori miratimin e shumicës gjashtë muaj më parë.  Banorët  shprehen se  emërtimi i një rruge me emrin Vaçe Zela, është një nderim për ta por dhe për ikonën e  muzikës shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm qe ajo  dha në artin shqiptar.
Vetëm 4  kilometra larg qendrës së Durrësit, rruga me  gjatësi  170 metra ndodhet në Shkozet, afër zonës më të madhe industriale të Durrësit por dhe  kryqëzimit të arterieve të mëdha automobilistike që lidhin  jugun me Veriun përmes Durrësit. Përballë emrit të madh të Vaçe Zelës që rruga mbart, banorët kërkojnë më shumë vëmendje nga pushteti vendor në drejtim të infrastrukturës .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›