E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, objektet antike, nevojë për restaurime



Disa prej objekteve të antikitetit në Durrës kanë kohë që nuk i janë nënshtruar procesit të restaurimit, ndaj dhe gjendja e tyre nuk është në nivele të pëlqyeshme për syrin e vizitorëve. Të tilla janë Banjot Romake poshtë pallatit të kulturës në të cilat ngjyrat e pllakave janë zbehur. Po kështu ka ngjarë edhe me muret e kalasë rrethuese të Durrësit, fragmente të të cilit janë dëmtuar gjatë viteve të fundit si dhe objekte të tjera që kanë nevojë për dorën e restauruesve. Burime nga Muzeu Arkeologjik bëjnë me dije se edhe këtë vit fondet për mirëmbajtjen e objekteve të antikitetit mungojnë. E njëjta situatë ngjet edhe me një numër ndërtesash që i përkasin fillimit të shekullit të kaluar me vlera artistike, të cilat ndodhen përgjatë Rrugës Tregtare, të cilat gjithashtu kanë nevojë për restaurime në pjesë të ndryshme të tyre, por që nuk do të realizohen për shkak të mungesës së fondeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›