E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtarët e vegjël tek Dollari, pre e sulmeve të Policisë Bashkiake

Në vendin e quajtur Dollari pranë qendrës së kryeqytetit apo para zyrave të Kompanisë Albtelekom, çdo ditë zhvillohet një luftë e ashpër midis tregtarëve të vegjël të celularëve dhe Policisë Bashkiake, për të drejtën e ushtrimit të aktivitetit tregtarë. Në këtë rrugë, prej vitesh dhjetëra të rinj me tavolina, dorazi apo me makinat e tyre, shesin celularë, karta telefoni, këmbejnë euro apo dollarë dhe tregtojnë bizhuteri. Ndërkaq, Policia Bashkiake u shkon çdo ditë pranë për ti përzënë nga ky vend, por deri më tani asnjëra palë nuk pretendon se e ka fituar luftën, pasi konflikti nuk ka përfunduar ende.Për shkak të kësaj përplasje, ndodh edhe një fenomen tjetër, bllokohet rruga ku kalojnë qytetarët, gjithashtu edhe rruga e makinave. Qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë është tepër i vështirë, pasi për shkak të konfliktit dhe tregtisë, janë ndaluar makinat e Policisë Bashkiake, gjithashtu edhe makinat e tregtarëve të vegjël. Qytetarët ankohen se nuk kanë ku të kalojnë pasi rruga është kthyer në pazar masiv. Tregtarët ankohen se ndiqen dhe shporren me dhunë nga Policia Bashkiake, ku nuk kanë munguar rastet që u kanë mbajtur edhe makinat. Ndërsa policia pretendon se aktiviteti tregtarë në këtë vend zhvillohet në mënyrë të paligjshme dhe shprehen se kanë urdhër që ti përzënë prej aty. Rrimë në gatishmëri që sapo të vijë Policia Bashkiake të ikim. Skemi çtë bëjmë tjetër, kjo është rruga e vetme për tu punësuar. Blejmë dhe shesim celularë të ndryshëm. Shpeshherë jemi gjobitur rëndë, por sërish kemi vazhduar, shprehet një tregtar. Ndërkaq, si rrjedhojë, Policia Bashkiake, për ta zbatuar urdhrin e dhënë për ti mos lejuar aktivitet tregtarë në këtë mjedis, i ka gjobitur sipas mënyrës së saj më të rrepta deri në sekuestrim malli dhe automjeti, të gjitha makinat që janë parkuar në ana të kësaj rrugë pranë zyrave të Albtelekom dhe që kan hapur bagazhet e tyre me telefona celularë. Me gjithat, tregtarët e vegjël e pranojnë se nuk paguajnë taksa për aktivitetin e tyre, por nga ana tjetër ata kërkojnë një vend të përcaktuar nga bashkia ku mund të lihen të qetë. Këto tregtarë, jo vetëm se nuk kanë vende të caktuara aty, por pjesa më e madhe e tyre i shesin telefonat celularë në dorë apo në çanta. Pazari i quajtur Dollari, i cili prej shumë vitesh njihet për tregtinë e telefonave, jo rrallëherë ka shërbyer edhe si vend tregtie të sigurt për hajdutët e celularëve dhe të orëve, pasi tek aty shitet dhe blihet njëkohësisht me të lirë. Ndërkaq, aty shiten dhe blihen me të çmime të lira florinj ora dhe unaza etj. Gjithashtu shiten dorazi edhe numra të telefonisë celulare, karta telefoni fiks etj. Megjithatë, ndërhyrja e policisë, sipas tyre cilësohet si një luftë kundër tregtarëve të vegjël. Sulmi i Policisë Bashkiake të kryeqytetit nuk është mjaftuar me goditjen që u dha tregtarëve të Pazarit të Ri, por ajo vazhdon ekspeditën e saja kut pikasë tregtarët e rrugës në Tiranë. Këtë radhë pre e Policisë Bashkiake kanë qenë izolimi i tregtarëve ambulant te Dollari. Ajo ka vendosur të ndalojë aktivitetin tregtarë të celularëve, duke përzënë dhjeta tregtarë nga vendi në fjalë. Megjithatë, kjo nismë po gjen rezistencë nga tregtarët e vegjël, duke u kthyer sërish në vend sapo largohen policia.
Sulmi ndaj tregtarëve të vegjël
Në mungesë të një vendi të ligjshëm, tregtarët e vegjël te Dollari në kryeqytet ndihen çdo ditë të kërcënuar nga Policia Bashkiake me gjoba dhe bllokim automjetesh. Përderisa nuk është krijuar një treg ku ata mund të zhvillonin aktivitetin e tyre, ky është një sulm tjetër ndaj tregtarëve të vegjël. Ndërkaq, përplaset e ashpër midis tregtarëve të vegjël të celularëve dhe Policisë Bashkiake janë shënuar prej kohësh, ku në qendër të konfliktit ka qenë e drejta për të ushtruar aktivitetin tregtarë. Këtë duhet ta zgjidhë sa më parë Bashkia e Tiranës, ku duhet të sigurojë një vend për këta tregtarë dhe tu jepet fund penalizimeve për këtë kategori tregtarësh.

Last Updated on Sunday, 03 May 2009 05:45

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›