E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Shqiptarët, brenda vitit pa viza në BE

Qyetaret shqiptare do te lëvizin pa viza ne vendet e BE-se, brenda këtij viti. Garancia vjen nga ministri i Brendshem, Lulezim Basha, ne nje konference te posacme shtypi, ku falënderoi vendimin e Minsitrave te Brendshem te BE, per miratimin e vendimit qe i hap rrugen liberalizmit te vizave ne vjeshten e këtij viti.

"falenderoj me këtë rast qytetarët shqiptarë të cilët në një kohë rekord u pajisën me mbi 2,2 milion karta identiteti elektronike, 700 mijë pasaporta biometrike, Policinë e Shtetit për punën kolosale në luftën kundër krimit dhe sigurinë e kufijve, prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë dhe të gjithë organet ligjzbatuese, falë punës dhe përkushtimit të të cilëve u bë i mundur propozimi historik i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Duke ndarë me çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë kënaqësinë dhe besimin tim si Ministër i Brendshëm për udhëtimin pa viza brenda këtij viti, dëshiroj t’i garantoj ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE për angazhimin e plotë të Shqipërisë për të përmbushur brenda afatit edhe kriteret shtesë të paraqitura nga Komisioni Europian", shprehet Lulëzim Basha, minister i Brendshem.

Pyetjes se gazetares se Alsat, Denada Shkodrani per prioritetet e policise ne kuader te heqjes se vizave, zoti Basha u pergjigj: "Lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit janë dhe mbeten prioritete kryesore të Policisë së Shtetit krahas sigurimit të rendit dhe sigurisë publike. Në këtë kuadër pas liberalizimit të vizave, para Policisë së Shtetit dalin detyra të reja edhe më të rëndësishme, sfida të reja që duhen kapërcyer".

Ministri Basha, shprehu bindjen se Shqiperia do te plotësoje brenda afatit te caktuar, kërkesat tjera te Komisionit Evropian, qe kane te bejne me riintegrimin e riatdhesuarve, luften kunder krimit te organizuar dhe zbatimin e ligjit antimafia. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›