Durrës, përfundon procesi i votimit në dy pika në Durrës

Përfundon procesi zgjedhor në dy qëndra të tjera në qytetin e Durrësit. Në një lidhje telefonike për “Ora News”, korrespodenti ynë saktëson se në lagjen numër 12, vonesat janë shkaktuar për shkak të konflikteve mes komisionerëve, kjo përsa i takon numrit të fletëve të votimit.
Ndërsa pika e dytë, ne zonen e Plazhit, është vonuar për të mbyllur zyrtarisht votimin, pasi sikurse dhe në shumë pika të tjera, dhe në të kane ndikuar radhët e gjata, ndërsa pjesëmarrja ka qënë e lartë.