E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, përplasen 2 motoçikletat, aksidentohen rëndë drejtuesit

DURRES - Dy bashkëfshatarë nga komuna e Katundit të Ri (Durrës) janë aksidentuar rëndë natën e kaluar, kur motoçikletat që ata drejtonin janë përplasur për arsye ende të paqarta në një nga rrugët rajonale.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se ngjarja ka ndohur në rrugën pranë fshatit Jubë – Sukth, ku banojnë Gentjan Coku dhe Shefki Koka, që pas aksidentit janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës me dëmtime serioze në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas të njejtave burime, Coku, 28 vjeç dhe Koka, 45 vjeç, drejtonin motoçikleta të së njejtës markë Dayang, ishin të papaisur me kaska mbrojtëse dhe janë përplasur në rrethana që vazhdojnë të hetohen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›