Institucionet 65 mln USD borxh CEZ-it, kompania nis prerjen e energjisë
Tiranë- Kompania CEZ Shpërndarje bëri me dije se ka nisur sot ndërprerjen e energjisë elektrike për institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, që kanë të pashlyera detyrime ndaj saj.
CEZ Shpërndarje u la një afat të arsyeshëm të gjitha këtyre institucioneve, për të paguar detyrimet e prapambetura, por asnjë nga këto institucione nuk ka reaguar për shlyerjen e debisë. Ky ishte një apel i përsëritur që CEZ Shpërndarje u bënte këtyre institucioneve dhe brenda disa muajsh ata ishin njoftuar zyrtarisht për detyrimet ndaj kompanisë, si dhe ne shumicën dërrmuese të rasteve e kanë pranuar se janë në borxh me CEZ Shpërndarje,- thuhet në një njoftim e CEZ-it.
65 milionë dollarë, llogaritet në total detyrimi i këtyre institucioneve debitore.
CEZ Shpërndarje garanton qytetarët se kjo kompani do të trajtojë me të njëjtin standard abonentët private dhe shtetërore, duke furnizuar me energji ata që paguajnë energjinë dhe duke prerë çdo lidhje për ata që nuk paguajnë energjinë,-thotë kompania.
Ndërkohë CEZ-i ka publikuar edhe listën e detyrimeve të të gjitha institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore:
Row Labels NR KONTRATE Debia Principal 2007-Qershor 2013
Buxhetor 9449 3,194,110,831
Berat 1002 104,698,161
Burrel 625 128,902,013
Durres 909 229,897,431
Elbasan 799 139,538,617
Fier 1221 819,122,525
Gjirokaster 1262 231,058,012
Korce 1040 80,979,119
Kukes 315 80,455,371
Shkoder 879 171,251,497
Tirane 1397 1,208,208,085
Jo-Buxhetore 2331 3,543,436,820
Berat 144 357,274,092
Burrel 251 486,465,157
Durres 211 215,570,951
Elbasan 410 368,733,814
Fier 236 1,515,347,138
Gjirokaster 165 76,759,307
Korce 149 60,844,709
Kukes 59 24,973,077
Shkoder 250 274,628,085
Tirane 456 162,840,489
Grand Total 11780 6,737,547,651