E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, përplasja Këshill-Prefekture

Drejtues te Këshillit te qarkut ne Durrës, gjate analizës se punës se prefekturës kane vene para përgjegjësisë prefektin, duke i kërkuar te shfrytëzoje kompetencat e tij për zgjidhjen e disa problemeve emergjente. Kreu i këshillit Seit Kertusha, i zgjedhur nga radhët e demokrateve vërejti se prefekti Alizoti qe vjen nga LSI-ja, nuk ka menaxhuar si duhet problemet qe kane njësite vendore për ujërat e bardha e te zeza, apo erozionin ne zonat turistike. ?Qeveria investon miliona lekë çdo vit, të cilat shkojnë në një gropë të zezë, prandaj prefekti duhet të dërgojë një raport të detajuar në qeveri për decentralizimin e kësaj ndërmarrjeje për t?i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit? ? është shprehur Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë Durrës. Përballë këtyre vërejtjeve prefekti ka zgjedhur te flasë vetëm për investime qe janë kryer nen mbikëqyrjen e tij përgjatë vitit 2010. Emergjente sipas pushtetit lokal mbetet kalimi i ujësjellësit ne varësi te saj, ndërtimi i një landfilli për plehrat si dhe i një kolektori përgjatë vijës bregdetare qe te shmangte derdhjen e urave te zeza ne det.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›