Prençi e Berretoni:Do luftojmë drogën

Shefi italian i anti drogës Stefano Berretoni ka ardhur për një vizitë në Shqipëri, pas ftesës që i është bërë nga Ahmet Prençi drejtori i policisë së shtetit. Gjatë takimit që është zhvilluar mes Prençit dhe Berretone-s, është diskutuar për shkëmbimin e provojës në luftën kundër trafikut të lëndeve narkotike. Prençi është shprehur se do të krijojnë lidhje edhe më të ngushta mes dy institucioneve për të luftuar grupet kriminale, të cilat trafikojnë droge. Shefi i anti drogës italiane është shprehur se ka pranuar me kënaqësi ftesën që i është bërë nga Ahmet Prençi, ai është i gatshëm që të ndihemoje vendet të cilat ashtu si Italia kanë probleme me trafikimin e lëndvëe narkotike. Bashkëpunimi me Shqipërine nëpërmjet strategjive do të jetë me fryt dhënës në goditjen e këtyre grupeve kriminale .