E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, përplaset për vdekje një 70 vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 70 vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papër. Viktima është Ali Myqelefi 70 vjeç, nga fshati Bizhutë. 

ELBASAN- Një i moshuar ka humbur jetën në një aksident automobilistik paraditen e sotme në aksin e rrugës nacionale Elbasan-Peqin në vendin e quajtur Papër. Sipas burimeve policore, Ali Myqelefi 70 vjeç nga fshati Bizhutë ka mbetur viktimë e përplasjes nga një autoveturë tip ford me targa greke, e cila drejtohej nga Jani Balla 49 vjeç nga qyteti i Cerrikut. 70 vjeçari Myqelefi ka qenë duke ecur në anë të rrugës teksa është goditur duke mbetur pa ndjenja, ku menjëherë është transportuar në spitalin kirurgjik të qytetit të Elbasanit nga ku ka ndërruar jetë pas disa minutash. Pas mbërritjes në vendgjarje policia ka arrestuar autorin e këtij aksidenti, 49 vjeçarin Balla pasi duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, i ka shkaktuar vdekjen 70 vjeçarit Myqelefi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›