E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Barca nuk dorëzohet kurrë

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se katalunasit nuk do të heqin dorë nga gara për titull, pavarësisht hapit të gabuar që bënë të shtunën mbrëma.

Blaugranët barazuan pa gola ndaj Villarrealit dhe kështu gjenden shtatë pikë prapa Real Madridit në tabelën e La Ligas.

“Barcelona nuk dorëzohet kurrë. Raundi i dytë i ndeshjeve sapo ka filluar, ka mbetur edhe shumë”.

“Janë edhe shumë pikë për të cilat duhet luftuar, tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e Kupës së Mbretit (ndaj Valencias) dhe duhet të bëjmë mirë, në mënyrë që të jemi në finale”, ka deklaruar argjentinasi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›