E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, peticion kundër importit të plehrave, shoqërohen në polici tre aktivistë

Në qytetin e Durrësit është organizuar një tubim kundër importimit të plehrave. Me këtë rast është mbajtur edhe një peticion për ti thënë jo importit të mbetjeve të riciklueshme, nismë e organizuar nga organizata rinore Kuvendi civil.

Banorët e qytetit bregdetar kanë mbështetur gjerësisht këtë nismë. Kuvendi Civil kërkon që nëpërmjet peticionit në projektligjin aktual për menaxhimin e integruar të mbetjeve të futet edhe një nen i cili të ndalojë importin e çfarëdolloj mbetjeje për 20 vjetët e ardhshëm në vendin tonë.

Në shënjë demonstrative të rinjtë kanë bllokuar për disa minuta rrugën kryesore duke vendosur qeset me plehrave në mes të rrugës duke bllokuar për disa minuta trafikun në qendër të qytetit, ndërsa në polici është shoqëruar Dritan Broka kreu i Kuvendit Civil së bashku me dy aktivistë të tjerë. Ndalimi i tyre është bërë për bllokim të paligjshëm rruge dhe ndaj tyre është hapur edhe çështje penale.

“Kuvendi Civil” ka planifikuar mbajtjen e një proteste në Tiranë me tre nëntor.

Kjo organizatë ka edhe një histori tjetër të hidhur me policinë pasi u mbajtën për disa ditë në rajon për shkak të një posteri ku ironizohej me vdekjen e Sali Berishës. Organizata pas këtij veprimi u gjobit edhe me 5 milion lekë.

Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›