Tiranë, aksident me pasojë dy të plagosur
Tiranë - Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën Ali Demi. Dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe më pas një drejtues furgoni nuk ka shmangur dot vërshimin e mjetit mbi dy drejtuesit e motorëve. Si pasojë, të dy këta persona kanë mbetyur të dëmtuar.
Drejtuesi i furgoni është larguar nga vendngjarja ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e dij dhe po punon për kapjen e tij. Ai është Veli Mustafa.
Drejtuesit e motorëve janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.