E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi i paligjshëm influencon në politikë

Sipas tij, kriza e zgjatur politike dhe dështimi i përsëritur për marrjen e statusit të vendit kandidat kërkon gjetjen e rrugëdaljeve nga kjo krizë.

Gjatë një takimi në Akademinë e Arteve në Tiranë, Malaj shton se demokracia duhet të mbrohet nga pushteti abuzim ekonomik dhe politik i një grushti njerëzish. “Akoma disa politikane  vendosin ambiciet individuale mbi sfidat e vendit, duke ushqyer krizat artificiale dhe duke rritur dështimet e klasës politike.

Duke qenë nën një ngërç politik për rreth tre vjet, duke dështuar për herë të dytë për një prioritetet kaq të rëndësishëm kombëtarë, duke ndjerë kërcënimet e krizës ekonomike e sociale, ne duhet të ndërgjegjësohemi për rrënjët e këtyre krizave dhe për domosdoshmërinë e shkuljes se tyre nga ambienti ynë politik”, ka theksuar Malaj.

Një tjetër shqetësim i tij, janë edhe bizneset e paligjshme shumë fitimprurëse që influencojnë dhe kontrollojnë zhvillimet politike. Edhe listat e mbyllura të deputetëve- vijon ai- kanë mbyllur çdo mundësi për votuesit për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre.

 “Demokracia e brendshme në të dy partitë politike, është e dëmtuar rëndë. Sistemi i meritokracisë  është zëvendësuar me klientelizmin. Bojkotet janë bërë më të shpeshta, radikalizimet e partive politike me të mundshme, shitblerja e deputetëve dhe të zgjedhurve politike një biznes fitimprurës shumëpalësh”, thotë ai. Për deputetin me “mendim ndryshe” në Partinë Socialiste, krizat janë ushqim i mirë për të paaftët dhe radikalët.

Ndaj, ai kërkon që modernizmi i partive politike, promovimi i vlerave më të mira njerëzore në partitë politike, “lufta kundër korrupsionit dhe kapjes se shtetit e kapjes se partive, duhet te jene ne qendër të sfidave tona”. Gjithashtu, për deputetin Malaj, përqendrimi i pasurisë është në pak duar, ndërsa shtohen njerëzit e varfër. Për këtë arsye, ai kërkon nga Partia Socialiste të krijojë modelin e një partie politike moderne.

“Ja pse modernizmimi i PS, braktisja e bojkotit si një mjet ekstrem i luftës politike, ndalja e radikalizmit të saj, ndalja e klientelizmit, reduktimi i pushteteve të përqendruara në pak individë, reduktimi i mandateve të njëpasnjëshme për të njëjtin individ në parti apo në qeverisje, reduktimi i centralizimit të vendimmarrjes në PS, janë elementë thelbësorë të  reformave të domosdoshme”, përfundon fjalën e tij. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-28 10:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›