Katër marrëveshje me Brazilin

Para takimit, dy kryediplomatët kanë nënshkruar katër marrëveshje dhe memorandume.
Sipas MPJ-së, marrëveshjet e nënshkruara janë: marrëveshja për heqjen e vizave midis dy vendeve, marrëveshja e bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme, memorandum mirëkuptimi midis dy Akademive Diplomatike për bashkëpunim reciprok dhe trajnim të diplomatëve, si dhe memorandumin për bashkëpunimin ekonomik.
Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe nënvizoi se kjo vizitë, e cila kryhet në 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, përbën një moment historik për një dinamikë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve. Kjo gjë demonstrohet më së miri nga nënshkrimi i katër dokumenteve, të cilat përbëjnë një bazë të fuqishme për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe midis dy vendeve tona. Haxhinasto siguroi bashkëbiseduesin brazilian, se Shqipëria është e vendosur për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe, duke mbajtur konsultime periodike, por njëkohësisht edhe në aspektin global dhe shumëpalësh për të gjitha çështjet me interes të ndërsjellë.
Duke iu referuar Kosovës, Haxhinasto tha se pavarësia e saj ka forcuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në gjithë rajonin e Ballkanit. Kosova duhet të jetë, tha ai, një çështje që të afrojë më tepër vendet e rajonit dhe jo një çështje ndarjeje. Ndërsa z. Patriota shtoi se vlerëson se tepërmi integrimin dhe bashkëpunimin midis vendeve të rajonit tonë dhe përshëndeti faktin që të gjitha këto vende po lëvizin në të njëjtin drejtim, gjë e cila do të sjellë ndryshim të rëndësishëm në rajon e më gjerë./Start/
2011-10-28 12:07