Rritje të armëmbajtjes pas leje, 98 raste më shumë në Tiranë

Duke qënë potencialisht një mundësi gati për tu shkrehur krimi, armëmbajtja pa leje është kthyer në një fenomen vërtet të frikshëm. Mjafton të shohim shifrat zyrtare të policisë së kryeqytetit ku vetëm në 9 muaj janë arrestuar për këtë fenomen 212 persona.
Bedri Hasanaj drejtues i patrullës së përgjithshme në drejtorinë e policisë thotë se bllokimi i këtyre armëve dhe rrjedhimisht këtyre personave në shumicën e rasteve ka shmangur një krim potencial në kryeqytet.
Numri i armëmbajtjeve pa leje në kryeqytet duke e krahasuar me vitin e kaluar ka patur rritje, duke u evidentuar 98 raste me shumë. Sipas Hasanaj nga shërbimi që ai drejton është bërë një punë mjaft e mirë në këtë drejtim pasi janë evidentuar dhe parandaluar këta persona.
Problem i armëmbajtjes pa leje nga qytetarët që përbëjnë premise për krime kundër jetës së qytetarëve nuk është vetëm në kryeqytet. Kështu në qytetin e Vlorës vetëm në 5 muaj janë ndaluar 50 shtetas për armëmbajtje pa leje ndërsa problemi më i madh mbetet fakti se shumica e këtyre të arrestuarve lirohen brenda pak kohësh nga gjykata.