E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagoset 27-vjeçari, në kërkim autori

Një 27- vjeçar është plagosur me armë zjarri sot në qytetin e Durrësit, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se shtetasi Gazmend Popa është  plagosur me armë zjarri nga persona ende të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen numër 8. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia është drejtuar për në  vendin e ngjarjes , ku po mbledh provat e krimit me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›