E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, katër në pranga për grabitje me armë

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Fierit për grabitje me armë.

Ismail Brakaj, 24 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj; Flogert Merkaj, 22 vjeç, banues në fshatin Vreshtas; Armando Lalaj, 28 vjeç, banues në Fier; dhe Albert Brakaj, 27 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj Fierit janë vënë në pranga për grabitjen me armë të një shtetasi, e kryer në maj të këtij viti.

Gjithashtu, në kërkim është shpallur Dashnor Brakaj, 29 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj.

Sipas policisë, pesë të rinjtë i kanë grabitur nën kërcënimin e armës një shtetasi 114 000 lekë të reja dhe telefonin celular.

Gjatë operacionit për kapjen e grupit të të rinjve është sekuestruar edhe automjeti i përdorur gjatë grabitjes si dhe telefoni i personit të dëmtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›