Humor fundviti: Nano konkurron për president se ka ide, mazhoranca emëron Islamin për në KiE
Fatos Nano ka deklaruar përpara se të largohej nga Shqipëria se ka ndërmend të garojë për president sepse ka ide e projekte. Ai ka thënë se nuk është në garë me të kaluarën. Se çfarë idesh i duhen presidencës, kjo nuk dihet. As për projekte nuk ia kemi idenë. Sa për president na duhet një njeri të cilit patjetër do i shohim të kaluarën, do i shohim raportet që ka me zbatimin e ligjit, me raportet institucionale, me sjelljen e tij.
Nejse, ky ishte humori i parë në prag Krishtlindjesh. Të dytin e ofroi mazhoranca kur emëroi Kastriot Islamin për në delegacionin shqiptar në Këshillin e Europës me arsyetimin se ka eksperiencë dhe se ka arritur të jetë edhe raportues i Këshillit të Europës për Gjeorgjinë. Me këtë Këshillin e Europës e kemi bërë bozë muhabetin, njëherë na ngrijnë kredencialet për një sherr për kreun e delegacionit, pastaj është Jozefina Topalli që vendos se kush është opozitë dhe së fundmi po prapë është mazhoranca që vendos se kush është opozitë. Sepse ajo që i duhet delegacionit për në KiE është pariteti. Sa për atë që mazhoranca po kujdeset që një person me përvojë e me pozitë në Asamblenë e Këshillit të Europës të mos humbasë punën, kujtoni këtu se çfarë i bënë Aleksandër Biberajt që ishte bërë as më shumë e as më pak por nënpresident i Asamblesë. E flakën si leckë…