E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Po ecim përpara me zbatimin e rekomandimeve

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi sot se nëse Shqipëria do të përmbushë të 12 kriteret e Komisionit Europian deri në pranverë atëherë gjithçka është më e mundur për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
 

E pyetur nga mediat se kur do të jetë data që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ministria Bregu ka theksuar se nuk e përcakton politika shqiptare axhendën e BE-së por ajo po punon për zbatimin e 12 rekomandimeve.

“Do të jetë këshilli i qershorit apo shtatorit që do të vendosë në axhendë shqyrtimin e statusit nuk jua them dot. Në momentin që Shqipëria tregon se po realizon detyrimet atëherë gjithçka është mirë. Sot nuk janë më 12 rekomandime por janë 10. Një nga rekomandimet është lufta ndaj korrupsionit, një tjetër lufta ndaj krimit të organizuar dhe një tjetër për shembull trajtimi në burgje. Këto të fundit nuk janë rekomandime që ezaurohen me afate kohore por duhet treguar gatishmëri për ti adresuar”, ka theksuar Bregu.

Gjithashtu ministrja Bregu ka theksuar gjithashtu se mazhoranca e mbajti premtimin e saj duke votuar kandidatin e Partisë Socialiste për Avokat të Popullit Igli Totozani duke shënuar kështu edhe heqjen nga lista të një nga rekomandimet e Komisionit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›