E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI Reforma gjitheperfshirese


Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka përshëndetur paktin e arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për reformën zgjedhore duke e cilësuar atë një hap të mirëpritur dhe sjellje europiane e faktorit politik shqiptar.

"Duke qenë se Kuvendi do të vihet përballë këtij realiteti ne shpresojmë dhe besojmë që reforma zgjedhore, jo vetëm të realizohet në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, por c'është më e rëndësishmja dhe për këtë Lëvizja Socialiste për Integrim do të investohet maksimalisht, të garantojë gjithëpërfshirjen dhe transparencën e procesit. Gjithëpërfshirja është e rëndësishme, sepse një reformë që të jetë e suksesshme nuk mund të jetë monopol i dy apo tre partive", tha Rama.

I pyetur ReformatPakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet Kriset pakti politik Garë për Avokatin e Popullit nga Top-Channel gjatë konferencës për shtyp se cfarë sistemi zgjedhor do të parapëlqente LSI-ja të përfshihej në reformë, Luan Rama dha këtë përgjigje: "Të shkojmë te një sistem, që e lexon më mirë votën e qytetarëve shqiptarë dhe që cdo votë të jetë vlerë përfaqësimi në mandatet e përfaqësimit në Kuvend. Ndoshta një sistem proporcional kombëtar do të ishte zgjidhja më e mirë, por në pamundësi të kësaj edhe sistemi aktual me një korrektim gjithashtu kombëtar, mund të ishte një zgjidhje më e mirë nga ajo që është. Pavarësisht sistemit, ne jemi të bindur që roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim, si faktor i rëndësishëm dhe përcaktues në krijimin e maxhorancave qeverisëse, nuk është aq i lidhur me sistemin, sa është rol që vjen prej faktorizimit politik".

Pakti i politikës

Politika shqiptare gjen më në fund gjuhën për t'i dhënë fund krizës, që po mban pezull reformat prej më shumë se dy vjetësh. Mazhoranca dhe opozita arritën një marrëveshje politike, e cila parashikon krijimin e Komisionit për reformën zgjedhore, krijimin e një grupi pune për rishikimin e projektligjeve që kërkojnë 3/5 e votave dhe për herë të pare në seancën plenare të ditës së enjte, opozita do të votojë disa projektligje, por që nuk lidhen me paktin e drejtesisë.

Rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, të parën mes dy partive të mëdha pas zgjedhjeve të 2009-ës, nuk e zbeh dot as mungesa e zhurmës politike, që shoqëron zakonisht të tilla procese.

Fare butesisht, sikur te mos ishin perplasur me qindra here me fjalorin me te ashper, madje edhe me perplasje fizike, demokratet dhe socialistet zgjodhen nje nga instrumentat me te rendesishem te Parlamentit, Konferencen e Kryetareve te grupeve parlamentare, per te rene dakort ne tre ceshtje, qe nisin zbatimin kete te enjte.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha uron homologët Monti dhe Papadhimos
Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një telegram urimi Kryeministrit të ri të Italisë z. Mario Monti, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Sa gjasa ka të bëhet një koalicion PS-LSI?
Mustafa Nano - Në intervistën e tij për të përditshmen “Mapo”, teksa pyetej në fund mbi një koalicion të mundshëm PS-LSI, Fatmir Xhafaj, sekretar ligjor i partisë (do të ishte mirë të gjenin një emërtim tjetër për këtë post partiak; ‘sekretar ligjor’ duket si një gjetje e bërë në ngut e sipër), nuk linte asgjë për t’u nënkuptuar apo interpretuar. Eshtë shpejt të brohorasim konsensusin
Andrea Stefani - Shumica e mediave nxituan dje të përhapin lajmin e mirë se PS dhe PD paskan rënë dakord të ngrenë Komisionin e Reformës Zgjedhore, atë për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, si dhe për axhendën e miratimit të disa ligjeve me 3 të 5-at. AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
Aleanca Kuq e Zi i cilëson provokim kombëtar thirrjet antishqiptare që u bënë të martën në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep, ku kombëtarja shqiptare zhvilloi një takim miqësor me kombëtaren maqedonase. Qeveritë e teknokratëve në “Top Show”
Kriza financiare e vendeve fqinjë dhe rreziku i shtrirjes së saj që kanoset për të prekur Shqipërinë, ishte tema e emisionit “Top Show”, të gazetarit Alban Dudushi.

Lajmet kryesore

Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Misteri i vetëvrasjes së "shenjtores" Eleonorë
Shkodër, masakër nëpër lumenj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›