Qeveria borxhlie e keqe

Opozita u shpreh e shqetësuar, se qeveria po rrit detyrimet e pashlyera ndaj biznesit, për shkak të mosrealizimit të të ardhurave në buxhet.
"Mbajtja nën kontroll e deficitit nga moskryerja e pagesave, për shkak se ka mosrealizim të theksuar të të ardhurave ka dëmtuar marrëdhëniet me biznesin, ka sjellë impakte negative në ekonomi dhe në përkeqësimin e marrëdhenies biznes, me sistemin bankar të vendit tonë. E shoh gjithnjë këtë të përkeqësohet për shkak se ju kërkoni të harroni deficitin, duke mbajtur nën kontroll në mënyrë arbitrare një pjesë të shpenzimeve dhe investimeve", tha deputeti socialist, Arben Malaj.
Ministria e Financave tha se nuk mban përgjegjësi për bizneset, që kryejnë më shumë punime se plani i përcaktuar në fillim të vitit.
"E vërteta është se nëse ne celim në fillim të vitit një vlerë të caktuar në nivel projekti, Ministria e Financave gjithnjë e ka respektuar atë. Ministria e Financave e merr parasysh, kur bën rishikimet e buxhetit, por nuk mban përgjegjësi nëse punimet e një subjekti të caktuar ecën më tepër sesa plani i caktuar për vitin", tha Dorian Teliti, nga Ministria e Financave.
Detyrimet e pashlyera ndaj biznesit kanë qenë shqetësim i vazhdueshëm edhe për Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili thotë se ato arrijnë në gati 70 milionë euro.
"Pashë listën e gjithë objekteve që janë vendosur, që i bashkëngjitet ligjit për buxhetit dhe identifikohen në zonën time katër projekte që kanë përfunduar, madje të inauguruara nga tre herë. Dua të di sa përqind e asaj vlere të investimeve zënë faturat për punë të kryera?", tha deputeti Brace.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, Teliti tha: Një informacion më të detajuar përsa i takon faturave duhen pyetur institucionet që zbatojnë projektet. Ministria e Financave financon projektet në plan vjetor".
Për shkak të borxhit të lartë shume afër kufirit prej 60 përqind të prodhimit kombëtar, qeveria po detyrohet të shkurtojë herë pas here fondet për investimet publike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Rritet referenca doganore për automjetet
Kur kanë kaluar gati tre muaj nga zbatimi i ligjit të ri për importin e mjeteve të transportit të përdorura, Ministria e Financave lëshon papritur një udhëzim që rrit taksat në doganë. BERZH: Kriza dobësoi besimin te demokracia
Kriza e fundit ekonomike që ka mbërthyer botën ka sjellë rënien e besimit të shqiptarëve te demokracia, ndërkohë që ne rezultojmë populli më sipërmarrës në Lindje, megjithëse norma e suksesit të sipërmarrësve shqiptarë është më e ulët se ajo e Europës Perëndimore. BB: Kujdes borxhin
Banka Botërore paralajmëron qeverinë shqiptare se kriza e Eurozonës dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike mund të përkeqësojë borxhin publik të vendit, duke vënë në vështirësi buxhetin. BE dhe rritja e saj përmes krizave
Geron Kamberi - Kriza e sotme që po kalon eurozona, e cila kulmoi me atë greke, u ka dhënë hov shumë ideve lidhur me qëndrueshmërinë e mëtejshme të BE, e madje ka krijuar një shtrat të ngrohtë mendimesh për euroskeptikët. Ligj për bankat private
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi me propozimin e Ministrisë së Financave një ligj të ri, që forcon mbikqyrjen mbi bankat private.
Lajmet kryesore
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Socialistët dhe demokratët votojnë në unanimitet
Misteri i vetëvrasjes së "shenjtores" Eleonorë
Shkodër, masakër nëpër lumenj
LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse