Berisha uron homologet Monti dhe Papadhimos

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një telegram urimi Kryeministrit të ri të Italisë z. Mario Monti, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
“Kam ndjekur me kënaqësi e admirim karrierën tuaj profesionale dhe atë politike, ndaj ruaj bindjen e thellë se me përkushtimin, profesionalizmin, vizionin e urtësinë që Ju karakterizon do të sillni një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin me sukses të situatës së krijuar si pasojë e kushteve jo të favorshme financiare në arenën europiane dhe në rikthimin e vendit Tuaj të madh, mik e aleat i ngushtë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm”, thuhet Kriza FinanciareEuropa "flet" gjermanisht Banka Aziatike: “Kinë-Indi të ndihmojnë Europën”BE kritikon agjensitë e kreditimit në mesazhin e urimit.
Po të mërkurën, kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi një mesazh urimi edhe homologut grek Lukas Papadhimos.
“Kam ndjekur me vëmendje përkushtimin, vizionin dhe vendosmërinë tuaj profesionale, ndaj ruaj bindjen e thellë se përzgjedhja juaj në krye të qeverisë, në këtë situatë delikate financiare për vendin tuaj, do të sjellë një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin e saj dhe në ecjen përpara me reformat e nevojshme për ta kthyer Greqinë në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm”, thuhet në mesazhin e urimit.
Monti dhe Papadhimos, thirrje për durim dhe sakrifica
Kryeministrat e Greqisë dhe Italisë, teknokratët që kanë marrë në dorë fatin e vendeve të tyre, kanë bërë thirrje për durim dhe për mbështetje para popujve të tyre. Kështu, kryeministri i Italisë, Monti ka paralajmëruar qytetarët e vendit të tij për "sakrifica të mundshme" në përballimin e krizës financiare dhe ekonomike. Pas bisedimeve të para për formimin e qeverisë së tij kalimtare, ai shprehu bindjen para gazetarëve në Romë se ai do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjet parlamentare në vitin 2013. Një afat kohor për kabinetin e tij qeveritar ai nuk do ta pranojë për arsye kredibiliteti, tha Monti.
Ndërkaq, tek tregjet financiare, profesori i ekonomisë apeloi që të jenë të durueshme me Italinë.
Ndërsa kryeministri i Greqisë, Papadhimos paraqiti në parlament programin qeveritar. Papadhimos foli për “përgjegjësi historike” të qeverisë së tij, që vendi i ndodhur në “udhëkryq tejet të vështirë” për shkak të borxhit të madh publik, të qëndrojë në eurozonë si “i vetmi opsion” për progresin e tij. “Besoj se asnjë nga ne në këtë sallë nuk do që vendi të pësojë disfatë dhe të largohet nga euro. Vendi mund të shpëtojë. Nga ne varet”, - theksoi Papadhimos, duke shpalosur platformën e programit të kabinetit të tij ,që nga implementimi i marrëveshjes së 27 tetorit dhe politikës ekonomike që lidhet me të, deri tek reformat strukturore dhe privatizimet. Ai tregoi mirëkuptim për “revoltën” e qytetarëve që vuajnë pasojat e masave shtrënguese dhe kërkoi impenjimin e aparatit shtetëror që “sakrificat të mos shkojnë dëm”.
Papadhimos u shpreh optimist për "kthesën që do të vijë një ditë" dhe kërkoi votëbesim të mërkurën për kabinetin e tij, të cilin e quajti “qeveri bashkëpunimi, jo provizore” pa bërë fjalë për zgjedhjet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka përshëndetur paktin e arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për reformën zgjedhore duke e cilësuar atë një hap të mirëpritur dhe sjellje europiane e faktorit politik shqiptar. Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohej një tjetër ndryshim në Kodin Rrugor, për nga rezultati nuk ishte aspak e ngjashme me atë të një ditë më parë, kur votimi u shty për të hënën tjetër me kërkesë të nënkryetarit socialist të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Sa gjasa ka të bëhet një koalicion PS-LSI?
Mustafa Nano - Në intervistën e tij për të përditshmen “Mapo”, teksa pyetej në fund mbi një koalicion të mundshëm PS-LSI, Fatmir Xhafaj, sekretar ligjor i partisë (do të ishte mirë të gjenin një emërtim tjetër për këtë post partiak; ‘sekretar ligjor’ duket si një gjetje e bërë në ngut e sipër), nuk linte asgjë për t’u nënkuptuar apo interpretuar. Eshtë shpejt të brohorasim konsensusin
Andrea Stefani - Shumica e mediave nxituan dje të përhapin lajmin e mirë se PS dhe PD paskan rënë dakord të ngrenë Komisionin e Reformës Zgjedhore, atë për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, si dhe për axhendën e miratimit të disa ligjeve me 3 të 5-at. AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
Aleanca Kuq e Zi i cilëson provokim kombëtar thirrjet antishqiptare që u bënë të martën në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep, ku kombëtarja shqiptare zhvilloi një takim miqësor me kombëtaren maqedonase.
Lajmet kryesore
Qeveria, borxhlie e keqe
Detyrimet ndaj biznesit kanë arritur sa 0.7 % e PBB-së
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Misteri i vetëvrasjes së "shenjtores" Eleonorë
Shkodër, masakër nëpër lumenj
LSI: Reforma, gjithëpërfshirëse