Profesionet e lira, provimet ne Nëntor, ja tarifat
TIRANË- Pyetjet për provimin e shtetit për profesionet e lira do të përzgjidhen nga një kompani britanike, ndërkohë që do të zhvillohet në Nëntor dhe do të bazohet në njohuritë specifike sipas secilit profesion.
Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, regjistrimet do të fillojnë pranë institucioneve përkatëse si, Urdhëri i mjekut, farmacistit, infermierit, stomatologut, dhoma e avokatisë, noterëve, inxhinierëve etj. Në bazë të ligjit, Provimi i Shtetit është i rëndësishëm pasi pa të nuk mund të ushtrohet një nga profesionet e lira, pavërësisht nëse je i diplomuar në degën përkatëse. Kandidati ka të drejtë ta japë provimin 5 herë, ndërkohë që ai do të jetë me shkrim dhe me gojë.
Përsa i përket tarifave për kandidatin që e jep për herë të parë, vlera është 30 mijë lekë, për here të dytë kjo shifër shkon në 50 mijë lekë. Kandidati që e ka për herë të tretë do të paguajë 80 mije lekë, për herë të katërt 100 mije lekë dhe për herë të fundit kjo shifër eshtë kater here më e lartë nga testi i pare, duke shkuar në vlerën e 120 mije lekëve.
Provim i shtetit është kontrolli vetëm për njohuritë profesionale të kandidatit, që organizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky provim kryhet sipas përcaktimeve të parashikuara dhe vlerëson njohuritë dhe aftësitë e kandidatit për ushtrimin e një profesioni të rregulluar. Provimi i shtetit organizohet çdo vit, brenda periudhave kohore java e tretë e nëntorit deri në javën e dytë të dhjetorit.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)