Durrës, 90 vjeçari gjendet i mbytur 50 m larg bregut
DURRES- Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur i mbytur sot në mesditë, 50 metra larg bregut të detit, tek Gjiri i Lalzit në Durrës.
Me të marrë njoftimin policia mbërriti në vendgjarje, nxorri trupin nga deti dhe nisi punën për identifikimin e kufomës.
Pak minuta më vonë u konfirmua se viktima ishte Lekë Rrajta, 90 vjec. Policia thotë se i moshuari kishte disa orë që ishte i mbytur.
Nga të dhënat e para, viktima ishte me rroba banje, çka tregon se ai mund të ishte pushues.
(s.g/BalkanWeb)