E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, tanke kundër protestuesve, 100 të vdekur

“Kjo është një masakër që duhet ndalur. Janë të paktën 100 të vdekur”, ka thënë për mediat një dëshmitar në vendngjarje.

Sipas dëshmitarit, mes viktimave ka edhe gra e fëmijë, ndërsa 4 granata në minutë hidhen nga tanket e ushtrisë mbi qytet.

Qytetit i është ndërprerë uji dhe energjia elektrike, një taktikë kjo e përdorur shpesh gjatë operacioneve ushtarake për shtypjen e protestave.

Një mjek që nuk ka dashur të identifikohet ka dëshmuar për të paktën 19 kufoma dhe dhjetëra të plagosur në spitalin Badr, ndërsa 5 viktima ndodhen në dy spitale të tjera.

Gjithashtu, nëpër rrugë ka të tjerë trupa të pajetë. Snajperët janë pozicionuar në çatinë e burgut dhe të ndërtesës së kompanisë që siguron energjinë elektrike.

“Tanket po sulmojnë nga katër drejtime të ndryshme. Ata qëllojnë me mitraloz këdo që u del përpara dhe po prishin barrikadat e ngritura në rrugë nga banorët”, ka thënë dëshmitari.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-31 15:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›