E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plazhi pa ujë

Një defekt i rëndë i ujësjellësit të Durrësit ka lënë pa ujë të pijshëm pjesën më të madhe të plazhit, u mësua mbrëmjen e së martës.Aktualisht, furnizimi me ujë është bllokuar që nga zona e Plepave, deri në Malin e Robit, duke prekur skajin jugor të qytetit dhe zonën më të populluar të plazhit.

Ujësjellësi është duke punuar që të riparojë sa më shpejt avarinë, por nuk ka ende një siguri për kohën që do të marrin riparimet, transmeton TCH.

Ky defekt pritet të ndikojë në përkeqësimin e kushteve të ofruara për pushuesit, të cilët janë larguar në masë nga zona e Golemit, për shkak të problemeve me daljen në sipërfaqe të ujërave të zeza./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›