Durrës, polica sekuestron në port 107 kg drogë
DURRËS- Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar në orët e vona të mbrëmjes në portin e Durrësit. Sipas policisë së këtij qyteti bëhet fjalë për 107 kg drogë e llojit kanabis sativa, e cila është sekuestruar nga policia kufitare e emigrimit në port.
Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion frigorifer me targa AA 913 DI pak para se mjeti të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Bardhyl Dumi, 45 vjec nga Tirana. Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e emrave të personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të drogës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)