E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja: Gjykata i mohoi drejtësinë vajzës suedeze të Vehbi Velisë

vajza-e-vehbiseTiranë- Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i ka dhënë një shuplakë të fortë gjyqësorit shqiptar, zvarrit pa fund proceset gjyqësore, duke i mohuar shtetasve dhënien e drejtësisë.

Vendimi më i fundit i kësaj gjykate i referohet shtetases Suedeze, Anna Nordstrom, vajza e ish biznesmenti të ndjerë Vehbi Veliaj. Pasi prej 2 vjetësh Gjykata e Tiranës nuk hapte procesin civil të kërkuar nga Nordstrom për njohjen e trashëgimisë, ajo i ishte drejtuar pikërisht shkallës më të lartë të gjyqësorit. Pas shqyrtimit të padisë së saj, Gjykata Kushtetuese vëren se procesi është shtyrë e zvarritur pa asnjë arsye madhore dhe në fund vendosi se: Në këtë çështje është konstatuar cënim i të drejtës kushtetuese për të pasur një proces të rregullt ligjor si pasojë e mosgjykimit të çështjes brenda një afati të caktuar, ne shkelje te Kushtetutes së Shqipërisë dhe Konventes Euriopiane të të Drejtave të Njeriut.

Nordstrom në mars të 2011 kishte kërkuar pranë gjykatës së Tiranës, njohjen e trashëgimisë së pasurisë, sipas ligjit, që i takon nga pasuria e babait të saj pas vdekjes. Ajo është vajza e Vehbi Velisë, lindur me një tjetër grua. Ka qenë vetë Veliaj që i ka njohur atësinë vajzës dhe kjo ka qenë e konfirmuar edhe në dokumente të zyrës së gjendjes civile. Por kundër kësaj kanë qenë vëllezërit e Annës, me banim në Maqedoni.

Mer gjithë padinë e bërë në këtë gjykatë, pre më shumë se dy vjet nuk pati asnjë vendim. Në mënyrë konstante seancat shtyheshin dhe gjykatësit jepnin dorëheqjen njëri pas tjetrit, pasi e mbanin dosjen në sirtar për muaj me radhë. Avokati i Annës kishte denoncuar publikisht gjykatësit se ishin bërë palë me zyrën e avokatisë që mbronte interesat e vëllezërve të Annës, që kërkonin të mos i njihej e drejta e pasurisë.

Por, ndërsa Gjykata Kushtetuese merrte në shqyrtim këtë cështje, një gjykatës kishte vendosur ti jepte fund sagës dhe vendosi që Anna nuk kishte të drejtë trasjëgimie pasi nuk ishte vajzë e zotit Veliaj, edhe pse ai që e kishte pranuar për të tillë kishte qenë vetë biznesmeni para se të vdiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›