E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, pranga 32-vjeçarit, u kap me 18 qese heroinë

TIRANE- Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 32-vjeçar të cilit i janë gjetur rreth 18 qese me heroinë.

Sipas policisë, i arrestuari Bernard Katipi akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se 18 qeset përmbanin rreth 156.4 gramë heroinë. Mësohet se ata janë duke hetuar për origjinën e heroinës dhe nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë.

Lënda narkotike u sekuestrua në banesën e e 32-vjeçarit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›