Dritan Dajti largohet nga salla e gjyqit: Pa avokat, gjykimi i njëanshëm
TIRANE - Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, i cili sot është larguar dhe nga salla e gjyqit, duke mos pranuar vendimin për gjykimin e tij pa avokat mbrojtës.
Në fillim të seancës Dritan Dajti kërkoi një tavolinë pune në kafazin e të pandehurit, ku të mund të mbajë ligjet të cilave do tu referohet për të mbrojtur veten, ndërsa gjyqtari Idriz Mulkurti i kërkoi të pandehurit ta depozitojë kërkesën e tij zyrtarisht.
Pas kësaj Dajti u largua nga salla e gjyqit, me pretendimin se gjykimi do të jetë i njëanshëm.
Mungesa e avokatëve mbrojtës është bërë shkak për shtyrjen e seancave të mëparshme, gjë që ka shkaktuar dhe përplasje mes Krimeve të Rënda dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Dy institucionet kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimet e gjykimit të Dritan Dajtit, të akuzuar për vrasjen e 4 efektivëve në gusht të 2009-ës në qytetin e Durrësit.
(er.nu/BalkanWeb)