Policia, programe mësimi për drogën
Aksioni
Policia prej kohësh ka ndërmarrë një aksion, sidomos në kryeqytet, për ndërgjegjësimin dhe reduktimin e kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme në shkollat 9-vjeçare. Madje, shpeshherë ata kanë zhvilluar orë mësimi me nxënësit, për tiu dhënë informacion të drejtpërdrejtë fëmijëve të këtyre shkollave, lidhur me programin për të parandaluar përdorimin e drogës. Ky program aktualisht po zhvillohet në të gjitha qarqet dhe është mundësuar nga bashkëpunimi mes policisë dhe drejtorive arsimore rajonale. Ai është mbështetur nga Programi ICITAP. Ky program vjen pas një vlerësimi të situatës së përdoruesve të drogave në vendin tonë dhe synon në sensibilizimin, përgatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13-vjeçare, të cilët kur të përballen me fenomenet negative të duhanit, alkoolit dhe marijuanës, të jenë në gjendje tu thonë jo drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme.
Policia, programe mësimi për drogën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email