Durrës, pranga 51- vjeçarit, kapet mat
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se 51- vjeçari Luljan Karaboja është zënë mat teksa po dilte nga një banesë nga ku kishte vjedhur një televizor.
Ka qenë e zonja e shtëpisë, 50 vjeçarja me iniciale L.B, ajo që ka gjetur hajdutin në banesën e saj në lagjen nr. 10 në Durrës dhe pas pikasjes së tij, ka njoftuar menjëherë policinë.
Sakaq nga ana e uniformave blu, u bë arrestimi në flagrancë, ndërsa materialet në lidhje me veprën penale të vjedhjes i kaluan Prokurorisë së rrethit Durrës.