E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kodrat e ullishteve mes flakëve

Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se vatra të reja zjarri janë rishfaqur në lagjen Dyli Haxhire, në kodrat e ullishteve të qytetit të kësaj zone. Ky zjarr ka qenë prezent në të njëjtën zonë disa ditë më parë.

Vatra e zjarrit ka prekur disa rrënjë ulliri. Forcat e zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merren me shuarjen.

Vendndodhja e zjarrit ka krijuar vështirësi për punën e zjarrfikëseve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së këtij zjarri. Drejtoria e policisë së Elbasanit ka vënë në pranga gjatë kësaj kohe 2 persona, të cilët kanë qenë të dyshuarit kryesor të një zjarri në këtë rreth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›