Helmohen në dasmë nga ushqimi
Kanë shkuar në dasmë, por gëzimi i saj nuk ka përfunduar pa shqetësime. Ngjarja ndodhi në fshatin Aliban, të Novoselës, ku dasmorët pasi i janë gëzuar bashkimit të çiftit në ceremoninë tradicionale të mbrëmjes, kanë përfunduar në spital.
Një ditë më pas në spitalin rajonal të Vlorës kanë mbërritur 18 pacientë, të gjithë pjesmarrës në dasmë. Ata kanë patur kryesisht çrregullime gastrointensinale. Një ditë më pas janë paraqitur me të njëjtat simptoma 23 dasmorë të tjerë në spitalin rajonal të Vlorës, ndërkohë që mësohet se mes të ftuarve ka pasur edhe nga rrethe të tjera, të cilët janë shtruar në spitalet respektive.
Anila Peçi