Elbasan, kamioni përplas dy adoleshentë
Një aksident me pasoje dy të plagosur është shënuar ditën e sotme rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Kusarth në Elbasan.
Kamioni me targa OH 981 IM i drejtuar nga një shtetas Maqedonas, goditi dy 17-vjeçarë të cilët po udhëtonin me një motor.
Sipas policisë, D.SH dhe J.K janë dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi maqedonas D.A.